Ndëshkimi i krimit zgjedhor. INFOCIP shpall monitorimin 2-vjeçar

INFOCIP monitoroi situatën e krimit zgjedhor në Zgjedhjet Parlamentare të mbajtura në 25 Qershor 2017.  Raporti monitories i hartuar vlerëson incidencën dhe hetimin nga Prokuroria të veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve. Këto vepra penale (shkurt: krim zgjedhor) janë parashikuara në Kreun X të Kodit Penal të RSH. Si rezultat i marrveshjes PS-PD të 18 Majit 2017, Kreu X i Kodit Penal pësoi ndryshime, të cilat u miratuan në seancë të jashtëzakonshme plenare në 22 Maj 2017, duke hyrë në fuqi menjëherë.

Koha që mbulon monitorimi fillon nga momenti zyrtar i hapjes së fushatës në 29 Maj 2017
dhe përfundon në 31 Dhjetor të vitit 2018. Të dhënat e grumbulluar gjatë kësaj periudhe 20-mujore u rakorduan në Prill 2019. Intervali i rakordimeve ka qënë çdo tre muaj, në analogji me kohën e afateve të hetimit që ka në dispozicion organi i Prokurorisë.

Monitorimi ndahet në dy faza metodologjike sa i takon incidencës dhe hetueshmërisë së krimit zgjedhor:
• Faza e parë përfshin fushatën e zgjedhore, ditën e votimit si dhe periudhën pas- zgjedhore të numërimit të votave dhe shpalljes së rezultateve deri në Korrik 2017.
• Faza e dytë përfshin kohën në të cilën kallzimet penale dhe procedimet e tjera të
referuara hyjnë në ciklin e hetimit nga ana e Prokurorisë.

Objekt monitorimi në fazën e parë është incidence e veprave penale të parashikuara nga Kreu X i Kodit Penal të ndryshuar, kurse objekt monitorimi në fazën e dytë është hetueshmëria dhe ndëshkueshmëria e këtyre veprave penale.

Nga 21 prokurori të rretheve gjyqësore te monitoruara nga INFOÇIP për dy vite rrjesht,
raporti konstaton sa më poshte vijon:
1. Gjatë vitit 2017 u rregjistruan gjithsej 64 çështje për vepra penale që prekin
zgjedhjet e lira. Prej tyre, vetëm 6 u hetuan plotësisht dhe iu dërguan gjykatës
ndersa 9 u pushuan. Nën hetim ishin ende 49 dosje (PP) deri në fund të 2017.
2. Gjate vitit 2018, nga 49 çështje të mbartura nga 2017, iu drejtuan gjyqit 2
çështje, 18 procedime penale u pushuan dhe 1 u pezullua.
3. Viti 2019 nisi me 28 dosje penale ende në hetim nga organi i Prokurorisë për
vepra të cilat bien në parashikimet e kreut X të Kodit Penal të ndryshuar

I ftuar në TEMPORA te drejtuar nga gazetarja Sonila Meço, Gerti Shella, drejtor i INFOCIP shpalli gjetjet e raportit 2-vjeçar te realizuar nga INFOCIP mbi ndeshkueshmerine e krimit zgjedhor ne nje format inovativ, perpara perfaqesuesve te PS dhe PD, respektivisht Ministres se shtetit per marrdheniet meparlamentin, Elisa Spiropali si dhe Enkeled Alibeaj, ish Minister i Drejtesise dhe perfaqesues i Dep. Juridik ne PD.

Kliko ketu per te shkarkuar raportin e plote

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>