Shtohen kallzimet në Prokurori / SPAK nga PD. 26 kallzime në SPAK, 40 në prokuroritë e rretheve

Qendra për Çështje të Informimit Publik po bashkëpunon me Institutin Demokratik Amerikan (NDI-Albania) për të monitoruar incidentet zgjedhore që adresohen për ndjekje të mëtejshme në organin e Prokurorisë.

Për herë të parë, SPAK ka një rol aktiv në hetimin e disa veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve. Pas ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale në 17 dhjetor 2020, SPAK ka juridiksion për të hetuar vepra penale të dyshuara/kallzuara që bien në parashikimet e nenit 328 dhe 328/b të Kodit Penal. Këto dy nene përmbajnë dispozita respektivisht për korrupsionin aktiv dhe korrupsionin pasiv në zgjedhje.

notary consultant concept , Judge gavel with client consult lawyer lawsuit bankruptcy of her. Concepts of law.

INFOCIP po mbledh të dhëna nga çdo institucion që ka deklaruar publikisht se ka aktivizuar organin e prokurorisë lidhur dhe vepra penale të dyshuara që cënojnë rregjimit demokratik të zgjedhjeve të lira.

Sipas të dhënave të disponuara nga Subjekti Zgjedhor Partia Demokratike, rezulton se deri në datë  12 Prill 2021 janë depozituar nga ky subjekt 26 KALLZIME DREJTUAR SPAK. Numri më i lartë i shtetasve për të cilët është kërkuar nisja e procesimit penal në SPAK i takon Qarkut Zgjedhor Elbasan.

Në prokuroritë e rretheve janë depozituar 40 kallzime penale deri në datë 12 Prill 2021 që bien në parashikimet e kreut X të Kodit Penal, të ndryshuar. Nga analiza e ndërmarrë nga ekspertët e INFOCIP, rezulton se, përsa i takon prokurorive të rretheve, numrin më të lartë të kallzimeve të depozituar për krime të dyshuara zgjedhore e ka Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, me 21 të tilla. Ajo ndiqet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnje me 17 kallzime penale të depozituara, për të vijuar më pas me Prokurorine Korçës dhe të Pogradecit, me nga 1 secila deri në datë 12 prill 2021.

Në total janë 242 persona ndaj të cilëve është kërkuar nga organi i akuzës nisja e procedimit penal. Në këtë numër të referuar, disa persona figurojnë të jenë në më shumë se një kallzim penal të depozituar.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>