KQZ miraton rezultatet për 10 qarqe, mungojnë Kukësi dhe Elbasani!

05 Maj 2021/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të miratojë rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit për 10 qarqe. Të dhënat janë bërë zyrtarisht publike nga vetë KQZ ditën e sotme.

Është miratuar tabela e rezultateve të votimit jo vetëm për partitë por edhe për kandidatët. Tashmë janë vetëm dy qarqe që ende nuk janë miratuar. Bëhet fjalë për Kukësin dhe Elbasanin! Një njoftimin për shtyp KQZ saktësoi konkretisht se:

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet për miratimin e tabelave për rezultatet e votimit në 11 zona zgjedhore për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021. Komisioneri miratoi tabelat e rezultateve të votimit për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë për qarqet Berat, Durrës, Dibër, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Fier dhe Lezhë”!

Në ditët në vijim pritet që procesit të mbylljes përfundimtare të rezultateve tu bashkohen edhe Kukësi dhe Elbasani.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>