Vrasja e Xhuvanit. Nën hetim penal dy zv.drejtorët e Policisë së Elbasanit

5 Maj 2021 – Ka nisur një hetim penal ndaj dy zëvendësdrejtorëve të Policisë së Elbasanit, të cilët edhe pse ndodheshin në vendin e ngjarjes, nuk mundën të parandalonin përplasjen me armë, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani.

Mësohet se është Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme që ka vendosur që të marrë në ndjekje penale dy zv/drejtorët Albert Nushi e Niko Palla.

Të dy këta, ishin të pranishëm në përplasjen që ndodhi mes Pjerin Xhuvanit, Kelmend Xhaferrit dhe personave të tjerë që ishin përfaqësues të PD. Kujtojmë se Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë nga një përplasje e armatosur më 21 prill në Elbasan. Katër persona të tjerë mbetën të plagosur.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>