Përfaqësuesi i PD në KAS pretendon se PS bleu votën me 100-300 euro! Kemi 88 prova

Tirane, 27 Maj 2021 – Përfaqësuesi i PD në KAS Marash Logu ka bërë me dije se forca politike qe ai perfaqeson ka 88 prova se si PS ka ngritur një grup të strukturuar për blerjen e votës. Sipas tij, vota eshte blere ne çmime qe variojne  nga 100-300 euro për person. Logu ka pretenduar se janë përdorur fonde të rindërtimin nga tërmeti për te grabitur zgjedhjet e 25 Prillit per Kuvenbdin e Shqiperise. Po ashtu, ai ka ngritur pretendime se punësimi në administratë ka ndikuar ne deformimin e rezultatit te zgjedhjeve.

“88 prova për shkeljen që kanë ndodhur në zgjedhje në qarkun e Tiranës. Drejtues të lartë të PS në bashkëpunim me krimin, u përfshinë në një sërë veprimtarie të paligjshme. Erion Veliaj, Blinda Balluku, Arben Ahmetaj, Tom Doshi, Ervin Bushati, Sadri Abazi, Redjan Krali janë përfshirë me drejtues lokaldhe krimin, ka ngritur një strukturë kriminale për blerjen e votave me para nga 100-300 euro apo kërcënime. PD ka depozituar në SPAK 7 kallëzime penale, 120 mln euro nga fondi i rindërtimit për blerje fondesh, kemi pamje filmike të ministrave deputetë, kandidatë për deputet duke shpërndarë ndihma ushqimore ose dhurata. KAS u soll si drejtuesit e PS”, tha ndër të tjera Logu.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>