Holanda për konferencën Shqipëri-BE: Kushtet të plotësohen, krimet zgjedhore të ndëshkohen

4 Qershor 2021 – Holanda kërkon hetimin e krimeve zgjedhore në Shqipëri nga ana e SPAK si kusht për integrimin e saj në Bashkimin Europian. Qeveria holandeze në një shkresë drejtuar parlamentit kërkon që të mbështetet raporti i Komisionit Europian për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.

“Qeveria hollandeze i mbështet përfundimet e Komisionit sipas të cilave Shqipëria ka bërë progres të mjaftueshëm në kushtet e paracaktuara. Ky konkluzion është pranuar edhe nga shtetet anëtare, që njësoj si Hollanda, ishin kritike vitin e kaluar”. 

Në raport theksohet si shqetësim edhe çështja e “patronazhistëve”, duke kërkuar hetimin e publikimit të të dhënave personale para zgjedhjeve.

Po ashtu, ne dokument theksohet se: “Qeveria [Holandeze] pajtohet me Komisionin se është bërë përparim i rëndësishëm në fillimin e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë vetingut. Kjo është e qartë nga, ndër të tjera, numri i hetimeve që janë filluar kundër këtyre personave nga SPAK.

Disa njerëz janë akuzuar gjithashtu në hetimin e mashtrimit zgjedhor. Qeveria beson se autoritetet shqiptare tani duhet t’i japin substancë të mëtejshme hetimit dhe të ndjekin penalisht komisionerët e zgjedhjeve dhe votuesit e përfshirë. Gjithashtu, çështjet e reja të paraqitura në zgjedhjet e fundit kërkojnë trajtim të shpejtë. Këto raste duhet të parandalohen që të ndalohen me kohë, siç ishte rasti në rastet e mëparshme.

Sipas raportit të paraqitur,  “ende nuk ka një vendim përfundimtar mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale në 2019. Kabineti shpreson që paneli i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të arrijë një përfundim së shpejti. Më në fund, një numër hapash thelbësorë janë ndërmarrë në fushën e legjislacionit për pakicat kombëtare, regjistrimin dhe regjistrimin e pasurisë, dhe qeveria, në përputhje me komitetin, miraton rëndësinë e kësaj.”

Ekskluzive: Hap dokumentin në origjinal

Qasja e qeverisë hollandeze kundrejt zgjerimit është strikte, e drejtë dhe e angazhuar/gjithëpërfshirëse.

Vendimmarrjet për hapat vijuese që do të ndërmerren në lidhje me pranimin në BE janë të bazuara mbi meritat individuale të vendeve përkatëse.

Në mars 2020, Këshilli Europian vendosi të hapë negociatat me Shqipërinë dhe të mbajë Konferencën e parë NdërQeveritare të 27 vendeve anëtare të BEsë me Shqipërinë, një herë që një sërë kushtesh të jenë plotësuar kryesisht në fushën e sundimit të ligjit/shtetit të së drejtës.

Qeveria Holandeze bie dakort me gjetjet e Komisionit Europian sikurse janë shënuar në përditësimin e progresit të Shqipërisë.

Shqipëria ka bërë progres në fusha prioritare sic janë reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu është bërë progres me “track record”-in, megjithëse një numër më i lartë dënimesh për zyrtarë të niveleve të larta mbetet një cëshje shumë e rëndësishme në vemendjen tonë.

Qeveria Holandeze kësisoj bie dakort për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë një herë që kuadri negociator të jetë miratuar.

Qeveria do të diskutojë pozicionin e Hollandës me parlamentin në datën 16 qershor për të përcaktuar pozicionin zyrtar hollandez në Këshillin e Cështjeve të Përgjithshme, i cili do të mbahet në 22 qershor në Bruksel.

Konferenca e parë NdërQeveritare do të shënojë zyrtarisht fillimin e negociatave, një trajektore intensive në të cilën reformat në fushën e shtetit së të drejtës, sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe fuqizimit të institucioneve demokratike do të mbeten cështje kyc/shumë të rëndësishme.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>