SPAK përditëson të dhënat për krimet e dyshuara zgjedhore nën hetim

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Arben Kraja ka bërë një bilanc të kallzimeve penale dhe sinjalizimeve për ndjekje penale sa i takon krimeve të dyshuara zgjedhore. Sipas tij deri në Korrik 2021, në adrese të SPAK janë nisur 149 raste për hetim për vepra penale të dyshuara që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të votimit.

 

Kreu i SPAK, Kraja ka sqaruar se mbi 90% e kallzimeve apo sinjalizimeve kanë qenë të paraqitura nga subjektet politike. Pjesa tjeter është aktivizuar direkt nga qytetarët.  Partitë e opozitës kanë depozituar shumicën dërrmuese të kallzimeve.

Po sipas Krajës, nga 149 kallzime të paraqitura, jane regjistruar 59 procedime penale deri në mes të Korrikut 2021.  “Për 20 raste është vendosur mosfillimi i procedimit penal pasi nuk ka pasur të dhëna të mjaftueshme”, ka pohuar kreu i SPAK, Kraja.

Kreu i SPAK gjithashtu pranon se nje kategori tjeter e informacioneve të ardhura në SPAK për krime zgjedhore të cilat nuk mund të konsiderohen kallzime, pasi kanë qenë në nivelin e informacioneve anonime.

Prej fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare te 25 Prillit, INFOCIP po monitoron situaten e incidencës së krimeve zgjedhore të dyshuara si dhe po ndjek nga afer ecurine e hetimeve për ato kallzime ndaj të cilave eshte regjistruar procedim penal.

INFOCIP ka dokumentuar gjithsej 173 raste per te cilat eshte depozituar nje kallzim apo i eshte derguar SPAK apo prokurorise sinjalizim per nisjen e hetimeve ose regjistrimin e procedimeve penale. Programi i monitorimit për adresimin në organet e drejtesise te veprave penale të dyshuara si krime zgjedhore qe po implementohet nga INFOÇIP eshte mbeshtetur nga NDI, Albania.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>