Arrestohet ish-kandidati i LSI, akuzohet për korrupsion në zgjedhje

Policia e Tiranës njoftoi ditën e shtune, dt. 16/10-2021 arrestimin e tetë personave për vepra të ndryshme penale, mes të cilëve dhe Etjon Joka ish kandidati për deputet i LSI në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Pa mbajtjes së zgjedhjeve, Joka është shfaqur në një video ku shihej teksa jepte para në këmbim të votës. (  Hap këtu Skedën e plotë të ngjarjeve )

Ai u akuzua për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe për këtë arsye Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Nga specialistët për Hetimin e Korrupsionit u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,-njofton policia.

Hap njoftimin e plote nga faqja zyrtare e Policisë së Shtetit

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>