Prokuria Korçë pa rezultate në hetimin e krimeve zgjedhore. Një “mos-fillim”, një “pushim” dhe një ende “nën hetim”

10/11/2021 – Prokuroria Korce ka konfirmuar zyrtrarisht për monitoruesit e INFOÇIP se prane saj ka patur 3 kallzime për krime të dyshuara elektorale gjatë zgjedhjeve për Kuvendin, të mbajtuar ne 25 Prill 2021. Nga të dhënat e marra në rrugë zyrtare, rezulton se Prokuroria e Rethit Korçë nuk ka të regjistruar emra personash në hetim deri në datën 13.10.2021.

Për kallëzimi 423/2021, bazuar mbi parashikimet që përmban neni 328/a-1, Prokuroria e Korçës ka vendosur mosfillimin e tij.

Kallëzimi nr. 388/2021, i depozituar mbi parashikimet qe permban neni 328/a-1, eshte bere regjistrimi i procedimit penal me nr. 307/2021. Aktualisht, çështja është  në hetim.

Kallëzimi nr. 561/2021, i nisur mbi parashikimet që përmban neni 331/a, është regjistruar si procedim penal me nr. 349/2021. Çështja penale në fjalë është dërguar në gjyq për pushim nga vetë prokuroria. Gjykimi nuk ka përfunduar ende.

Në kete link, mund të hapni tabelën me evidencën e plotë qe INFOÇIP ka siguruar direkt nga Prokuroria e Rrethit Korçë mbi statusin e hetimeve per veprat penale qe bien ne parashikimet e Kreut X te Kodit Penal te ndryshuar, të njohura ndryshe edhe si krime zgjedhore.

INFOCIP po ndjek procesin e kallzimeve dhe më pas të hetimit nga ana e Prokurorisë të krimeve zgjedhore të dyshuara në kuadër të partneritetit me National Democratic Institute, NDI, mbështetur me fonde të Qeverisë Amerikane.

Të gjitha rastet janë dokumentuar në kohë reale dhe mund të shfetohen në faqen online të dedikuar këtij programi monitorimi. Faqja emërtohet: www.krimizgjedhor.al dhe përban evidenca të plota të rasteve tw referuara në prokurori. Databaza e plotë mund të hapet duke klikuar direkt këtu

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>