Krimet zgjedhore, asnjë procedim penal i nisur nga prokuroria Kukës

10/11/2021 – Prokuroria e Rrethit Gjyqesore Kukës nuk ka të rregjistruar asnjë kallëzim apo procedim penal të nisur për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Konfirmimi për INFOÇIP është dhënë nga kreu i Prokurorisë së rrethit Kukës,  Xhevahir Lita.

Në një korrespondencë me gazetaren Klodiana Lala, në kuadër të monitorimit të hetimit të krimeve zgjedhore, kreu i Prokurorisw Kukës ka saktësuar se asnjë procedim penal për vepra penale që bien në parashikimet e kreut X të Kodit Penal nuk është nën hetim nga kjo prokurori.

INFOCIP po ndjek procesin e kallzimeve dhe më pas të hetimit nga ana e Prokurorisë të krimeve zgjedhore të dyshuara në kuadër të partneritetit me National Democratic Institute, NDI, mbështetur me fonde të Qeverisë Amerikane.

Të gjitha rastet janë dokumentuar në kohë reale dhe mund të shfetohen në faqen online të dedikuar këtij programi monitorimi. Faqja emërtohet: www.krimizgjedhor.al dhe përban evidenca të plota të rasteve tw referuara në prokurori. Databaza e plotë mund të hapet duke klikuar direkt këtu

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>