Krimet zgjedhore/ SPAK: Nga 76 kallëzime, çuam në gjykatë 2 raste!

Të dhënat kryesore për procedimet penale në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprat penale që lidhen me krimet zgjedhore për periudhën 01.01.2021-24.12.2021 flasin për regjistrimin e 76 kallëzimeve penale. Në muajin prill SPAK bëri me dije se kishin mbërritur pranë tij plot 91 raste, ndërto kallëzime dhe kërkesa për hetim.

Sipas të dhënave më të fundit të përditësuara bëhet me dije se 6 kallëzime janë transferuar nga prokuroritë e rretheve gjyqësore, që do të thotë se në total SPAK ka regjistruar vetëm 70 raste nga 91 që konfirmoi pak ditë para zgjedhjeve.

Duke iu referuar të dhënave që INFOCIP disponon mbi raportin më të fundit që vjen nga kjo prokurori mësohet se për 22 procedime penale janë marrë vendime për shpalljen e moskompetencës dhe kalimin e akteve Prokurorive të Rretheve Gjyqësore.
Po ashtu janë dërguar në Gjykatë me kërkesë për gjykim 2 proçedime penale me 4 të pandehur, që lidhen me dy ngjarje të regjistruara në Dibër dhe në Tiranë.
Sipas të dhenave mësohet se janë dërguar në Gjykatë me “kërkesë për pushim” 6 proçedime penale me 2 persona nën hetim. Ndërkohë SPAK njofton se aktualisht mbeten në hetim 27 proçedime penale me 4 persona në hetim.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>