KQZ kallzon penalisht 67 numerues dhe gjobit me sanksion administrativ 32 sekretare komisionesh

03/12/2021 – Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancë publike shqyrtoi projektvendimin “Për miratimin e raportit mbi gjetjet kyçe të procesit të kryqëzimit të të dhënave elektronike dhe biometrike të mbledhura nga pajisjet e identifikimit elektronik në zgjedhjet për Kuvend të datës 25.04.2021”.

Verifikimi paszgjedhor i kryqëzimit të të dhënave elektronike dhe biometrike  u krye në zbatim të Kodit Zgjedhor dhe ka për qëllim të përcaktojë efektshmërinë e teknologjisë së përdorur dhe rrjedhimisht të ndihmojë KQZ-në në vendimmarrjen e saj për përdorimin në vijim të teknlogjisë.

KSHZ vendosi miratimin e raportit dhe të bëhet kallëzim pranë organit të prokurorisë për shkeljet e konstatuara nga 20 shtetas në 35 qendra votimi.

Komisioneri shqyrtoi gjithashtu projektvendimin “Për miratimin e raporteve mbi gjetjet kyçe të procesit të këqyrjes paszgjedhore të fletëve të votimit, materialit zgjedhor dhe pajisjeve të votimit dhe numërimit elektronik (PEVN) të përdorura në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021”.

Në përfundim të verifikimit paszgjedhor, u analizuan të dhënat mbi respektimin nga ana e komisioneve të qendrave të votimit të kërkesave proceduriale gjatë procesit të votimit, si dhe saktësisë së veprimeve të grupeve të numërimit të votave përgjatë procesit të vlerësimit dhe numërimit të votave.

Pasi shqyrtoi raportin me gjetjet dhe problematikat e konstatuara, KSHZ vendosi miratimin e raportit, t’i kërkojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosjen e sanksioneve administrative ndaj 32 sekretarëve të komisioneve të qendrave të votimit (lista e plotë), si dhe të bëjë kallëzim penal pranë organit të prokurorisë për shkeljet e konstatuara nga 67 anëtarët e 18 grupeve të numërimit (lista e plotë).

Hap njoftimin zyrtar te KQZ

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>