Dhoma Zgjedhore shpall vleresimin per zgjedhjet e 21 qershorit 2015. Kriminalizimi dhe anonimati problem

Ditën e martë, datë 7 Korrik 2015, u zhvillua konferenca e tretë e Dhomës Zgjedhore. Dhoma Zgjedhore është projektuar si një platformë për shkëmbimin e informacionit, përvojës, gjetjeve dhe gjykimeve për proçeset zgjedhore midis organizatave jofitimprurëse që angazhohen në monitorimin dhe vëzhgimin e zgjedhjeve. Synimi i kësaj nisme është nxitja dhe mbështetja e bashkëpunimit midis të gjithë vëzhguesve të pavarur, duke synuar zhvillimin e sinergjisë  në përpjekjet dhe kontributin e shoqërisë civile për zgjedhje të lira, të ndershme dhe që plotësojnë standartet më të larta demokratike.

dhoma-zgjedhore-infocip-gerti-shellaNë këtë aktivitet morën pjesë aktorë të shoqërisë civile, organizata ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik. Në konferencën e ditës së sotme, anëtarët e Dhomës Zgjedhore publikuan raportin përmbyllës të monitorimit të zgjedhjeve vendore 2015, objekt i së cilit ishte analiza e gjithë proçesit zgjedhor duke përfshirë periudhën parazgjedhore, ditën e zgjedhjeve dhe proçesin e numërimit. Ky raport evidenton një sërë shkeljesh dhe problemesh që shoqëruan proçesin zgjedhor të Qershorit 2015. Gjithsesi, vlen të theksohet se veprimtaria e Dhomës Zgjedhore nuk u kufizua vetëm në kuadrin e monitorimit. Anëtarët e Dhomës adresuan edhe një sërë rekomandimesh për përmirësimin e aspekteve të ndryshme të proçesit të cilat u bënë pjesë e seksionit përmbyllës të raportit përmbyllës së monitorimit.

Aktiviteti pati një mbulim tepër të gjerë dhe interes të madh mediatik.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>