Pogradec, kandidati socialist në prokurori: Hetoni dy portale, po më denigrojnë figurën!

Në Prokurorinë e Pogradecit janë të shënuara dy raste kallëzimesh. Janë dy partitë e mëdha që kanë bërë denoncime për të cilat kërkojnë verifikime.

Po ndërsa Partia Demokratike ka kallëzuar presionin dhe shantazhin e zyrtarëve lokal mbi adiministratën, kallëzimi tjetër vjen nga Partia Socialise. Bëhet fjalë për një kadidat për deputet i cili ka denoncuar dy portale mediatike.

Kandidati për deputet pretendon se në këto dy media online herë pas herë shkruhen shkrime denigruese për figurën e tij. Po ashtu edhe për aktivitetin e tij politik si dhe për familjen e tij.

Ai kërkohen nisjen menjëherë të hetimeve në lidhje me këto dy media. Në kallëzim specifikohet fakti që ai dyshon se rivalët politik po paguajnë këto shkrime denigruese!

Ndërsa përfaqësues lokal të Partisë Demokratike kanë objekt verifikimin e të gjithë personave që kanë kompetencë drejtuese në Bashki pasi ata kanë ushtruar presion psikologjik mbi vartësit me qëllim që votat e tyre të shkojnë në drejtim të orientuar!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>