Sarandë, opozita denoncon Kadastrën: Po shpërndahen certifikata pronësie edhe sot!

Kandidati i LSI, Dhimitraq Lapa dhe shtabi elektoral i PD-së në Sarandë kanë denoncuar me pamje se si Agjencia Shtetërore e Kadastrës po shpërndan certifikata dhe leje legalizimi ditën e sotme, që është dhe heshtje zgjedhore! Poi ashtu dita e shtunë është edhe ditë pushimi zyrtare në vendin tonë!

Është një video e publikuar nga vetë denoncuesit ku eksponentë të opozitës që bisedojnë me punonjësit të cilët i pyesin për arsyen se përse janë në punë. Z. Lapa ka thënë se aty po bëhet një krim dhe se për këtë fakt ai do të bënte kallëzim.  

“Si opozitë e bashkuar denoncojmë këtë krim që ka ndodhur ditën e sotme. Sot është heshtje elektorale dhe ASHK është vënë në dispozicion të pushtetit duke shpërndarë certifikata dhe leje legalizimi. Këto fakte do ti denoncojmë në KQZ dhe në organet përkatëse “, tha Lapa për mediat.

Gjithashtu një tjetër mbështetëse e PD-së u shpreh se kjo që po ndodh në Sarandë është aferë e pastër korruptive:

Sot qytetarët janë thirrur për të marrë certifikata për shtëpitë e tyre. Para disa ditësh shpërtheu skandali që do të jepen 100 mijë legalizimi dhe ja ku jemi sot teksa po shpërndahen leje legalizimi.

Jashtë kamerave vetë punonjësit na kanë thënë që jemi marrë me detyrim të jemi këtu dhe kemi foto dhe video që shihen qytetarë që hyjnë e dalin me certifikata në duar. U bëjmë thirrje organeve të ndalin këtë krim elektoral që po bëhet me shitblerjen e votës”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>