Vlorë/PD kallëzon drejtorin lokal: Shpërndan karburant në ditën e heshtjes! (faximile)

Orëve të para të ditës së sotme informacionet nga Vlora treguan se në afërsi të një drejtorie lokale po shpërndahej naftë. U tha se qytetarët e kishin njoftuar policinë po nuk pati asnjë njoftim nga ana e bluve të Vlorës.

Por më vonë, rreth drekës ishte Partia Demokratike që më anë të një njoftimi për media tregoi se kishte bërë kallëzim penal ndaj drejtuesit të dikasterit nga ku bëhej edhe shpërndarja e karburantit.

Në njoftim bëhet e ditur se Partia Demokratike e Vlorës ka kallëzuar penalisht përgjegjësin e sektorit të drejtorisë Rajonale të Extensionit Bujqësor, Fejzi Nezha. PD e akuzon Nezhën se në ditën e heshtjes zgjedhore, ka shpërndarë tollona karburanti te fermerët!

Njoftim për mediat!

Partia Demokratike dega Vlorë ka dorëzuar pranë organit të Prokurorisë së shkallës së parë të rrethit gjyqësor Vlorë kallezimin penal drejtuar Agjencisë Rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve, konkretisht për përgjegjësin e sektorit të drejtorisë Rajonale të Extensionit Bujqësor, Fejzi Nezha.

Kallëzimi ka ardhur pasi sipas Partisë Demokratike, ky i fundit ditën e sotme ( 24 prill 2021, heshtje zgjedhore) ka kryer veprën penale të Shpërdorimit “Korrupsion aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328\a.

Nezha, si drejtues i sektorit dhe punonjës të tjerë të Agjensise Rajonale të Bujqësisë, ditën e sotme kanë shpërndarë tollona karburanti tek fermerët.

Partia Demokratike e Vlorës e ka shoqëruar kallëzimin në Prokurori me fakte, pamje filmike të cilat vërtetojnë pretendimin.

Faximile e kallezimit
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>