Prokuroria Sarandë: 6 kallzime penale në fushën e zgjedhjeve. Ende asnjë i akuzuar

Sarandë, 4 Nëntor 2021 – INFOCIP po ndjek procesin e kallzimeve dhe më pas të hetimit nga ana e Prokurorisë të krimeve zgjedhore të dyshuara në kuadër të partneritetit me National Democratic Institute, NDI. Në fazën aktuale, INFOCIP përmes monitoruesve dhe konsulentëve në Media ka aktivizuar instrumentin e kërkesës për informim për të marre informacion statistikor nga prokurorite e rretheve lidhur me situaten hetimore te krimeve zgjedhore të dyshuara, për të cilat është vënë në levizje organi i akuzës.

Gazetarja Klodiana Lala ka komunikuar me Prokurorine e Rrethit Sarandë dhe në pergjigje të interesimit të saj, konform parashikimeve që përmban ligji 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i janë vënë në dispozicion informacionet si më poshtë:

           E nderuar Znj.Lala!

Në pergjigje të informacionit të kerkuar nga ana juaj me email-in e dt. 02.11.2021 lidhur me ecurinë e çështjeve hetimore qe lidhen me krimet zgjedhore (Zgjedhjet per Kuvendin të mbajtura në  25 Prill), bazuar në ligjin nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit ” ju informojme sa më poshtë vijon:

Në Prokurorine prane Gjykatës së Shkallës së parë Sarandë janë regjistruar gjithsej 6 kallëzime penale/material hetimor për veprat penale qe kanë lidhje me zgjedhjet.
 
Për 2 kallezime penale/materiale hetimore është vendosur mosfillimi i procedimit penal. Një (1) kallëzim penal ishte regjistruar për vepren penale “Korrupsion aktiv ne zgjedhje”te parashikuar nga neni 328 i K.Penal, ndërsa kallëzimi tjetër ishte regjistruar për veprën penale “Perdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të parashikuar nga neni 328/a i K.Penal.
 
Katër (4) kallëzime penale/materiale hetimore janë regjistruar si procedime penale, sipas specifikimeve të renditura me poshtë:

Një (1) procedim penal është regjistruar per veprat penale “Pengim i subjekteve zgjedhore”dhe “Korrupsion aktiv në zgjedhje”te parashikuara nga nenet 325 dhe 328 të K.Penal. Lidhur me këtë procedim penal fillimisht është shpallur mos-kompetenca për Prokurorinë  e Posacme (SPAK), por ky procedim është kthyer nga SPAK dhe aktualisht po vazhdojne hetimet për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal.

Një (1) procedim penal është regjistruar për veprën penale  “Korrupsion aktiv ne zgjedhje” të parashikuara nga neni 328 i Kodit Penal,procedim penal për të cilin fillimisht është shpallur mos-kompetenca për Prokurorinë  e Posacme (SPAK). Ky procedim është kthyer nga SPAK dhe aktualisht po vazhdojnë hetimet për vepra të tjera penale që nuk kanë lidhje me zgjedhjet.

Një (1) procedim penal është regjistruar për vepren penale  “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve ” te parashikuara nga neni 326 i K.Penal. Për këtë procedim penal po vazhdojne hetimet paraprake.

Një (1 ) procedim penal është regjistruar për veprën penale  “Demtim me dashje i materialit zgjedhor” të parashikuara nga neni 326/a i K.Penal. Aktualisht po vijohet me hetimet paraprake nga ana e Prokurorise. 
 
        Duke ju falenderuar per mirekuptimin tuaj!
 
        Nëpunësi civil për marredhëniet me publikun
        Blerina Guga

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>