Tentoi të fotografonte votën, ndalohet votuesi në Shkodër!

Edhe në Shkodër shënohet një tentativë fortografimi vote. Pas Gjirokastrës dhe tiranës Policia ka deokumentuar edhe një rast në qytetin verior duke e referuar atë në prokuriorinë e rrethit.

Sipas të dhënave policore thuhet që një person është shoqëruar në drejtorinë vendore të policië të Shkodrës, pasi është konstatuar nga komisioni i një qendre zgjedhore duke fotografuar votën.

Menjëherë është njopftuar policia e cila ka bërë shoqërimin e këtij shtetasi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Gjatë ditës së sotme, në disa qendra votimi në Shkodër janë porositur komisionerët që të kenë vigjilencë sidomos në zonat problematike të cilat njihen për shit-blejrejn e votës.

Ndodhen edhe monitorues të ardhur nga ambasada të ndryshme, të cilët kanë ngritur një strukturë të posaçme për procesin zgjedhor. Paralelisht me ta në Shkodër gjendet edhe ambasadorja aemrikane Kim.

Procesi po vazhdon normalisht , me përjashtim ët disa qendrave të votimit në të cilat ka pasur probleme me pajisjet e identifikimit.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>