Denoncon LSI e Shkodrës: Policia indimidon akitivistët tanë!  

Lëvizja Socialiste për Integrim me anë të një reagimi për mediat ka hedhur akuza se Policia e Shtetit po ndalon aktivistë dhe simpatizantë të saj, madje sipas tyre duke u bërë kontrolle dhe presione me qëllim që t’i frikësojnë dhe intimidojnë.

Ka qenë koordinatori i LSI-së në qarkun e Shkodrës, Edmond Ndou, që ka bërë denoncimin duke i bërë thirrje policisë të ndalojë këtë aksion të paprecedentë.

Sipas tij strukturat që abuzojnë me uniformat e shtetit do të largohen bashkë me qeverinë pas 25 prillit si dhe do të përballen me pasojat ligjore. Por ende nuk bëhet me dije nëse ky rast i është referuar prokurorisë për kallëzim!

Reagimi i Edmond Ndout:

Jemi sot ne kete deklarate per denuar me force dhe per denoncuar veprimet antiligjore te policise se shtetit, e cila po kryen ndalime te aktivisteve dhe simpatizanteve te lsi. kontrolle dhe presione ne rruge e forma nga me te shemtuarat dhe jo ligjore qe kane nje qellim te vetem, te frikesojne dhe intimidojne strukturat tona.

I bej thirrje policise shkoder dhe drejtuesve te saj ne te gjitha bashkite e qarkut te ndalin kete aksion te paprecedent sepse do te pergjigjen perpara ligjit. askush nuk e frikeson dhe ndal lsi perballe fitores se madhe te 25 prillit, ku edhe keta struktura qe abuzojne me uniformen e shtetit do te largohen bashke me kete qeveri, e do te perballen me pasojat e parashikuara ne ligj.

Sot do te duhej te ishte heshtje zgjedhore dhe gjithcka te shkonte e qete ne funksion te 25 prillit, por provokatoret dhe te frikesuarit nga humbja po levizin edhe guret e fundit duke abuzuar me pushtetin me qellim qe ta ndalin kete. Asgje nuk i shpeton, fitorja e lsi dhe opozites tashme eshte shume prane, pak ore na ndajne nga vershimi i qytetareve drejt kutive te votimit per ndryshimin.”

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>