Finiq/ Gjendet kutia me 500 fletë votimi të papërdorura

26 prill 2021-Një rast i paprecedentë në këto zgjedhje ka ndodhur në një fshat të Finiqit. Kutia e votimit e fshatit Livinë është shpallur e gjitha e pavlefshme. Në të u gjenden 500 fletë votimi të papërdorura. Dyshohet që fletët e votimit të rregullt janë marrë dhe janë zëvendësuar me të reja të papërdorura!
Kutia në këtë fshat është gjetur e hapur, ndërsa në qendrën e votimit kamerat kanë qenë jashtë funksionit e për pasojë nuk dihet se kush i ka marrë fletët.
Ky rast i ka kaluar KQZ për të gjitha masat e mëtejshme, në mënyrë që të zbardhet nëse kemi të bëjmë me një neglizhencë të komisionerëve apo me një rast të vjedhjes së votës.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>