Mbi 74 mijë fletë votimi të pavlefshme, Braho: Dështoi varianti me numra

27 Prill 2021 – Anëtar i Këshillit të Ankesave në KQZ, Ledio Braho i ftuar në studion e ABC ka komentuar faktin se pse deri më tani kanë rezultuar të pavlefshme mbi 74 mijë fleta votimi.

Braho ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se një ndër problemet kryesore për këtë është fleta e votimit me numra. Gjithashtu ai ka theksuar se në rast se do të ketë shumë ankimime shumë nga fletët e pavlefshme mund të rikthehen për rinumërim.

“Unë kam parë dhe denoncime të ditëve të fundit që akuzohen numëruesit se përpiqen që të nxjerrin të pavlefshme fletët e votimit por kjo është  një gjë që unë nuk e besoj. Kush nga numëruesit që do të rrezikonte një gjë të tillë rrezikon 4-7 vite burg. Unë theksoj se problemi kryesor është fleta e votimit që është miratuar shumë vonë dhe pati problem duhet të ishte me emra apo me numra dhe faktikisht me këtë rezultat tregohet se fleta me numra dështoi.

INFOÇIP ishte organizata e pare e cila analizoi efektet negative qe do te sillte nje flete votimi vetem me numra. Ne date 2 Prill 2021, drejtuesi i INFOCIP, Z. Gerti Shella tha ne nje interviste per Euronews Albania se “Lajmi që PS dhe PD kanë bërë ankimim në KAS të një flete votimi që qëndronte komform parametrave më të optimizuar që votuesit të orientoheshin drejt, është lajm i keq”,  Ai theksoi se përzgjedhja e fletës së votimit nuk duhet të vonohet, pasi është infrastrukturë bazë e zgjedhjeve.

“Nuk është edhe një zhvillim pozitiv dhe për kohën e mbetur në dispozicion për të prodhuar atë që përben instruktuarën bazë, që është fleta e votimit. Na duhet të shpresojmë që KAS dhe pse shanset janë të ulëta, pasi janë dy vendimmarrësit më të mëdhenj politik, t’i gjejë të pavend argumentet që do të paraqiten nga këto parti”, tha Shella më tej ne intervisten e dates 2 Prill 2021.

 

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>