Gerti Shella analizon zgjedhjet e 25 prillit: PD e disavantazhuar si në vitin 1991!    

Çështja e zgjedhjeve të 25 prillit dhe “krizës politike” që po krijon rezultati i kontestuar prej opozitës ishte temë e debatit të zhvilluar në emisionin “Ilva Now” në “Euronews Albania”. Mes të tjerave u bë edhe një analizë e gjithë gjendjes në të cilën ndodheshin dhe ndodhen partitë politikë para dhe pas garës elektorale.

Po ashtu u ndalu edhe tek dy video të publikuara nga Vetëvetndosja në të cilën shquhen numërues duke nxjerr fletë votimi të pavlefshme në një KZAZ të Gjirokastrës. I ftuar në emision ishte edhe drejtori ekzekutiv i INFOCIP, Gerti Shella, i cili është ndaluar që në krye të herës tek publikimi i dy videove nga 3 kandidatët e VV duke i konsideruar si hapat e parë të hedhjes dritë mbi procesin e zgjedhjeve dhe të numërimit.

 

Gjithashtu ai foli edhe për një sërë problemesh që lidhen me Partinë Demokratike. Sipas tij PD pati disavanatazh përballë një partie me të gjitha pushtetet, që nga ai qeveritar e deri tek gjyqësor. Madje për z. Shella, në këtë garë PD më tepër dukej si konfigurim i asaj PD-je që hyri në garë në vitin e largët 1991.

“Videot e publikuara sot janë të parat që hedhin dritë mbi një proces i cili deri më tani ka qenë në fakt pjesë e diskutimeve dhe e retorikës politike. Nuk shoh ndonjë risi se si është konfiguruar ky rezultat i zgjedhjeve. Partia Demokratike hyri e vetme në garë, ndoshta vetëm me shpirtin demokrat dhe me asgjë tjetër për ta mbështetur përballë një partie që ka megastrukturën e një pushteti, pralamenti, qeveria, gjyqësorin. PD ishte në një start të disavantazhuar njësoj si dikur, PD e fillesës, e 1991, kur hyri e vetme për të fituar kundër një partie shtet”– tha Shella!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>