PD nxjerr kallëzimin penal për njësinë 4 në Tiranë, dëshmon shantazhin mbi zgjedhësit

Partia Demokratike e Shqipërisë ka bërë me dije se ka depozituar në SPAK një kallëzim penal që lidhet me katër vepra penale që pretendohet të jenë konsumuar nga subjektet e kallëzuara me emër nga ana e demokratëve. Me anë të përfaqësuesit të tyre, Enkeleid Alibeaj u theksua se në kallëzimin i veprës penale për tre persona; një kandidat për deputet dhe dy banorë të njësisë nr 4 që e kanë mbështetur këtë kandidat, kanë konsumuar veprat penale:

“Korrupsionit aktiv në zgjedhje” parashikaur nga neni 328,

“Korrupsionit pasiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328/b,

“Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” parashikuar nga neni 329

“Marrjes ose përdormit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit” parashikuar nga neni 331/a të Kodit Penal.

Në shkresën e depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vërehen edhe rrethanat e faktit në të cilat është bazuar ky kallëzim penal. Sipas PD-së: “Zona ku ata veprojnë janë Njësia nr. 4 në Tiranë, Rruga “Siri Kodra”, Allias dhe Babrru. Këta persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, nëpërmjet presionit dhe shantazhit dhe në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë krijuar një skemë kriminale të blerjes së votës për kandidatin për deputet.

Kërkojmë që ju të ndërmerni menjëherë masa me veprime konkrete, të shpejta dhe pa asnjë vonesë me qëllim parandalimin e mëtejshëm të pasojave të këtij krimi elektoral dhe venien para përgjegjësisë të shkelsve të ligjit, duke identifikuar jo vetëm personat e kallëzuar nga ana jonë por edhe të tjetër të cilët blejnë vota në favor të kandidatit … me burime të paligjshme, rrjedhojë e aktiviteteve kriminale”-thuhet në kallëzimin e depozituar nga PD. Edhe ky kallëzim mësohet se është dërguar në SPAK në muajin prill, disa ditë përpara ditës së votimeve!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>