Prokuroria Lushnje, 19 kallëzime në fushën e zgjedhjeve. Ja ecuria e hetimeve

Lushnje 09/11/2021 – Prokuroria Lushnje është përballur me një numër të lartë denoncimesh për verpra penale të dyshuara si krime zgjedhore. Prokuroria e Lushnjës i përket qarkut zgjedhor Fier, i cili ka regjistruar një numër rekord kallzimesh penale, të shpërndara këto në Prokurorinë e Lushnjës dhe atë të Fierit. Në total janë gjithsej 78 kallzime penale të depozituara në të gjithë qarkun zgjedhor Fier, i cili përmban 6 bashki dhe konkretisht Fier, Lushnje, Patos, Mallakastër, Divjakë dhe Roskovec. Ky dokumentim është bërë nga INFOCIP dhe të dhënat e monitorimit mund të hapën duke klikuar në këtë databazë.

Të dhënat për Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, deri më 30.09.2021, që përkon me periudhën e raportimit periodik të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm në Prokurorinë e Përgjitshme, janë si më poshtë:

  • Janë regjistruar gjithsej 19 kallëzime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, nga të cilat 16 janë kallëzime të bëra direkt në Prokurori nga subjekti politik “Partia Demokratike e Shqipërisë” dhe 3 janë referime nga Policia e Shtetit mbi bazën e kallëzimeve të subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”.
  • Janë regjistruar 2 (dy) procedime penale për nenin 328/a i K.Penal, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, 1 (një) procedim për nenin 325 të K.Penal “Pengimi i subjekteve zgjedhore”.
  • Për 6 nga kallëzimet e regjistruara për nenin 328 K.Penal, janë regjistruar procedime penale për nenin 248 K.Penal (që nuk përfshihet në rrethin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve).
  • Kallëzimet e tjera janë në proçes verifikimi paraprak.

Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOCIP po ndjek procesin e kallzimeve dhe më pas të hetimit nga ana e Prokurorisë të krimeve zgjedhore të dyshuara në kuadër të partneritetit me National Democratic Institute, NDI, mbështetur me fonde të Qeverisë Amerikane.

Të gjitha rastet janë dokumentuar në kohë reale dhe mund të shfetohen në faqen online të dedikuar këtij programi monitorimi. Faqja emërtohet: www.krimizgjedhor.al dhe përban evidenca të plota të rasteve tw referuara në prokurori. Databaza e plotë mund të hapet duke klikuar direkt këtu

Faqja për Qarkun Zgjedhor Fier, me të gjitha informacionet e monitoruara nga INFOCIP gjatë dhe pas Zgjedhjeve të 25 Prillit, mund të hapet direkt duke klikuar këtë link.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>