Dhuna ndaj aktivistes, spitali i Lushnjës del me deklaratë për shtyp: S`ka dëme serioze!

Për rastin e dhunës që u bë publike ditën e djeshme në Divjakë, ku aktivistja Elsa Bita tha se ishte dhunuar nga shefi i policisë, Altin Shehu, ka reaguar spitali i Lushnjës.

Reagimi i plote i spitalit

Reagimi është bërë zyrtar nga drejtoria e këtij spitali duke iu referuar të gjithë mjekëve që kanë bërë ekzaminimet e pacientes që ishte shtruar nga plagët e marra.

Duke iu referuar dokumentit të firmosur dhe vulosur nga mjekët ekzaminues shihet se Bita, sipas mjekëve, ka vetëm probleme indore dhe për këtë dora i është vënë në allçi.

Për rastin ka reaguar zëvendëskryeministri Erion Braçe i cili e ka paostuar njoftimin për shtyp të spitalit në llogarinë e tij në Facebook. (shih faksimilen)

Ngjarja ndodhi paraditen e së shtunës, ku Elsa Bita filmoi një mori makinash që pretendonte që ishin të aktivistëve të Partisë Socialiste dhe që ata ndodheshin në ambientet e një lokali teksa bënin mbledhje.

Ay shkon shefi i postës policore dhe sipas pretendimeve të Bitës e dhunon për të mos e lejuar të filmonte! Vetë Shehu në një deklarim në prokurori ka thënë se nuk e ka dhunuar por ajo nga frika ishte rrëzuar bashkë me telefonin!

Faksimile e statusit te Braces ne Facebook
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>