SPAK përditëson informacionin për krimet zgjedhore. Ende asnjë person në gjyq me akuze për krime zgjedhore

11 Nëntor 2021 – Në vijim të monitorimit për efektshmërinë e hetimit për krimeve zgjedhore që janë kallzuar në organin e akuzës, INFOCIP ka rakorduar të dhënt më të fundit me SPAK mbi situatën hetimore.

Sipas komunikimit zyrtar të ndërmarrë përmes operatorëve të specializuar rezulton se deri në datë 9 Nëntor 2021,  Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprat penale që lidhen me zgjedhjet ka aktualisht në hetim gjithsej 33 procedime me 6 persona në hetim.

Sipas informacioneve që INFOCIP ka disponuar nga SPAK, rezulton se janë regjistruar me iniciativë të Prokurorit 4 procedime me 2 persona në hetim.

Deri në datë 9 Nëntor 2021 janë dhënë gjithsej 20 vendime për mos-fillimin e procedimit penal, për veprat penale që  lidhen me zgjedhjet, parashikuar nga Kreu X i Kodit Penal, të ndryshuar.

Ndërkohë, konfirmohet se është dërguar në Gjykatë 1 (një) kërkesë për pushimin e procedimit me 2 persona në hetim.

Sa i takon pozitës proceduralë të kallzuesve, bëhet me dije se janë regjistruar gjithsej 38 procedime të ardhura nga Subjektet Politike, dhe 1 procedim i ardhur me kallëzim nga një shtetas.

Rreth gjashtë muaj pas përfundimit të Zgjedhjeve për Kuvendit të mbajtar në 25 Prill 2021, janë transferuar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore 20 procedime gjithsej.

Nga të dhënat e marra në rrugë operative nuk konfirmohet ende mbyllja e hetimeve dhe dërgimi i dosjes në gjykatë për dënim të personave që janë hetuar dhe kanë rezultuar të jenë nën akuzë.

INFOCIP po ndjek procesin e kallzimeve dhe më pas të hetimit nga ana e Prokurorisë të krimeve zgjedhore të dyshuara në kuadër të partneritetit me National Democratic Institute, NDI, mbështetur me fonde të Qeverisë Amerikane.

Të gjitha rastet janë dokumentuar në kohë reale dhe mund të shfetohen në faqen online të dedikuar këtij programi monitorimi. Faqja emërtohet: www.krimizgjedhor.al dhe përban evidenca të plota të rasteve tw referuara në prokurori. Databaza e plotë mund të hapet duke klikuar direkt këtu

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>