“25 Prilli”, Prokuroria Fier nuk fillon procedim për 21 kallëzime penale!  

Qarku Fier ka qenë qarku me numrin më të madh të kallëzimeve penale për krimet zgjedhore. Prokuroria e këtij rrethi gjyqësor edhe pse ka depoziatur 38 të tilla, zyrtaisht bëhet me dije se 21 çështje janë klasifikuar si mosfillimi të procedimit.

Kështu duket se asnjë çështje nuk do të përfundojë në dyert e gjykatës pas përfundimit të shqyrtimit apo edhe të hetimit, duke e lënë qarkun me numrin më të madh të kallëzimeve pa asnjë person të pandehur për krimet zgjedhore!

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 6 muaj që nga depozitimet e kallëzimeve në një sërë organesh hetimore të vendit, bëhet me dije se në këtë qark nuk ka shkuar asnjë çështje në gjykatë për gjykim, por janë depozituar 8 kërkesa për pushim.

Ndërkohë prokuroria e Fierit bëri me dije zyrtarishte se bëhet fjalë për dy kërkesa të përfunduara në gjykim të cilat i kanë pushuar çështjet dhe janë 6 të tjera kërkesa për pushim duke u shqyrtuar në gjykatë.

Në fakt në kallëzimet që ka depozituar Partia Demokratike e qarkut Fier u mësua se ishin të kallëzuar të gjithë kryebashkiakët e qarkut të cilët akuzoheshin për shpërdorim detyre në të gjitha kallëzimet.

INFOCIP sjell të dhëna konkrete në lidhje me punën e secilës prokurori për rastet e shumta të kallëzimeve penale, ku përqindja më e madhe e tyre në fakt ka përfunduar në mosfillim procedimi.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>