Rrihet aktivistja e PD-së. Denoncimi: shefi i komisariatit i thyen dorën Elsa Bitës

24 Prill 2021 – NewsBomb raporton se një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë, ku është dhunuar Elsa Bita, aktiviste e PD-së.

Bita pretendon se është dhunuar nga shefi i Komisariatit të Policisë Divjak, Altin Shehu.

“S’po bëja asgjë. Thjesht po filmoja. Isha drejtëpërdrejtë dhe po bënim miting brenda në lokal. Njoftuan policinë. Erdhi shefi dhe më goditi vetë  Më mori telefonin, më tërhiqte me forcë,” tha ajo.

Dyshohet se shkak i konfliktit është bërë pasi Bita ka bërë një video live në rrjetin social Facebook, ku ka qenë duke filmuar një takim elektoral në një ambjent në Divjak.

Nga policia ende nuk ka një njoftim zyrtar.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>