Kodi Zgjedhor te detyroje partite te depozitojne programet elektorale ne KQZ si kusht per te hyre ne zgjedhje

Në kuadër të angazhimit të saj si anëtare themeluese e Dhomës Zgjedhore, INFOCIP shfaqi dhe para aktorëve të interest dhe media analizën dhe rekomandimet e veta për përmirësimin e Kodit Zgjedhor të RSH. Objekt vlerësimi nga ekpertët e INFOCIP ishin cështje që kanë të bëjnë me plotësimin e Kodit me parimet dhe dispozitat e ligjit të dekriminalizimit në kuadër të procesit legjislativ të reformës zgjedhore që sapo është hapur.gerti shella, infocip dhoma zgjedhore ok

Në aktivitetin e posacëm të organizuar në bashkëpunim me ISP, ekpertët e INFOCIP argumentuan gjithashtu nevojën për aplikimin e parimeve të reja të kontrollit të programeve politike të subjekteve zgjedhore. Aktualisht, Kodi Zgjedhor nuk parashikon në asnjë dispozitë të vetme të tij detyrimi formal të partive politike për të depozituar programin e tyre politik pranë ndonjë institucioni. Kjo konsiderohet një shkelje e rëndë e parimeve kushtetuese në RSH dhe një “harresë’ e legjislatorit që ka sjellë pasoja dramatike sa i takon përgjegjshmërisë së subjekteve zgjedhore në këto 25 vjet pluralizëm politik.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>