“Zgjedhjet para Gjyqit” në “31 Minuta”. INFOCIP zbardh gjetjet për RTSH

Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP, bashkëpunoi me ekipin e Televizionit Publik Shqiptar, TVSH  për realizimin e një dokumentari special për fenomenin e krimeve zgjedhore dhe hetimin e tyre nga organi i akuzës.

Krimet zgjedhore janë një fenomen i cili bashkë-shoqëron procesin e zgjedhjeve në Shqipëri. Falë marrveshjeve politike të arritura, një pjesë e krimit zgjedhor, konkretisht shitblerja e votës, i ka kaluar për kompetencë SPAK, duke shënuar një avancim në adresimin me mjete më të ashpra procedurale të këtij fenomeni.

INFOCIP iu përgjigj pozitivisht ftesë së ekipit të programit investigativ “31 Minuta” për të shpalosur në disa dimensione situatën e përvijuar në zgjedhjet e 25 Prillit për Kuvendin e Shqipërisë.

Synimi i përbashkët i këtij bashkëpunimi ishte informimi i publikut mbi numrin real të kallzimeve të depozituara në SPAK dhe në Prokuroritë e  juridiksionit të zakonshëm. Po ashtu, përmjes drejtuesve të organit të akuzës, programi synon të bëjë një bilanc të deritanishëm të situatës së hetimit të kallzimeve apo numrit të kallzimeve për të cilat është vendosur mosfillimi i procedimit penal.

INFOÇIP është mbështetur nga NDI, Albania për të monitoruar në mënyrë sistematike ecurine e hetimeve per krimet e dyshuara zgjedhore dhe per te ofruar informacion mbi efikasitetin e adresimit me mjete penale te përfshire ne keto lloj krimesh.

Program “31 Minuta” është realizuar në kuadër të bashkëpunimit mes #RTSH dhe  #USEmbassyTirana

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>