INFOCIP dhe NDI do të punojnë bashkë për integritetin e Zgjedhjeve te 25 Prillit 2021

INFOCIP dhe NDI Albania – National Democratic Institute po punojnë së bashku për të promovuar zgjedhje te lira dhe te ndershme jashte ndikimeve te paligjshme.  Misioni i përbashkët është që të garantohet besimi i publikut në procesin demokratik të zgjedhjeve duke zbuluar, sinjalizuar dhe hetuar akuzat për krimin elektorale te dyshuara gjatë kohës që procesi zgjedhor është aktiv. Qendra për Çështjet e Informimit Publik do të ketë akses në përvojën e gjatë që NDI ka në monitorimin e proceseve zgjedhore. INFOCIP do të punojë bashkë me partnerët që të inkurajojnë qytetarët të denoncojnë parregul;sitë zgjedhore në organet kompetente, por edhe shtyrë institucionet për hetim adekuat dhe të shpejtë të tyre.

BANNER I VERDHE me logo

 

NDI do te ofroje asistencen e vet profesionale ndaj INFOCIP në kuadër të implementimit të projektit me titull “ Promovimi i integritetit zgjedhor në Shqipëri”. INFOCIP do të punojë për të dokumentuar të gjitha raportimet në Media, Polici, Prokurori (përfshirë SPAK) si dhe në KQZ, në portalin e denoncimeve për vepra penale të dyshuara që bien nën përcaktimet e kreut X të Kodit Penal, të ndryshuar.

Projekti ka tre pikësynimi apo shtyllat kryesore:

  1. Të informojë publikun për kushtet ligjore që ruajnë dhe rrisin integritetin e procesit zgjedhor, pa manipulime dhe jashtë praktikave të paligjshme.
  2. Të mbledhë, të ekspozojë në internet dhe të hartojë incidencat e krimeve zgjedhore në Shqipëri përmes monitorimit të bazuar në evidenca, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe të Drejtës për Informim.
  3. Të sigurojë një vlerësim gjithëpërfshirës në lidhje me efikasitetin e hetimit dhe fillimin e gjykimeve kundër atyre që përfshihen në blerjen e votës, duke ndihmuar kështu Shqipërinë dhe BE për të vlerësuar progresin në procesin e integrimit.

Pages from Shitblerja e votës - Storyboard_video 2 (1) (1)

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>