Ambasadorja Amerikane në Shkodër: JO kandidatëve të korruptuar, JO blerjes së votave, JO dhunës politike

23 Mars 2021 – Ambasadorja e SHBA ne Tiranë, Juri Kim ka zhvilluar dje nje vizite ne qytetin e Shkodres.  Gjate kaesaj vizite, Amabasada shpendau ne FB nje status te saj ku ajo shprehej nder tjera se “Njerëzit që i bënë ballë pushtuesve osmanë dhe luftuan diktaturën komuniste duhet t’i thonë JO armikut të ri: JO kandidatëve të korruptuar, JO blerjes së votave, JO dhunës politike”.

Statusi i Plote:

“Ishte një kënaqësi të kaloja sërish kohë me qytetarët e mrekullueshëm të Shkodrës, duke biseduar për gjërat që kanë rëndësi për ta, për çfarë shqetësohen, për çfarë shpresojnë për fëmijët e tyre. Biseduam se përse Shtetet e Bashkuara këmbëngulin për kandidatë të pastër dhe zgjedhje të pastra. Fola gjithashtu edhe për lidhjen midis Demokracisë, Mbrojtjes dhe Biznesit. Shpresoj të mund të sjellim më shumë investime amerikane në veri, por përpjekjet duhen bërë nga të gjithë. Njerëzit që i bënë ballë pushtuesve osmanë dhe luftuan diktaturën komuniste duhet t’i thonë JO armikut të ri: JO kandidatëve të korruptuar, JO blerjes së votave, JO dhunës politike. Qytetarët duhet të përdorin votat e tyre për të zgjedhur të ardhmen e tyre”. Ambasadorja Yuri Kim

 

Në mbrëmje ambasadorja amerikane publikoi edhe një herë vendimin e Departamentit Amerikan të shtetit duke kujtuar se ai është një person i shpallur non grata për akuzën e korrupsionit. Kim thotë se PD e ka thënë hapur që nuk e dëshiron atë në Kuvend ndërsa “të tjerët” kanë heshtur.

“Ne vërejmë se Partia Demokratike dhe të tjerët nuk duan në Parlamentin e Shqipërisë dikë të papëlqyer nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion të rëndësishëm.

Për të tjerët: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” të heshtësh? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni “aleatë”? A është kjo ajo që mendoni se e meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më mirë” – shkroi Kim në Twitter.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>