Bylykbashi në SPAK: Kallëzim ndaj PS për aplikacionin Aktivisti, pengon të drejtat e zgjedhësve

Marrë nga Shqiptarja.com: Aplikacioni i socialistëve “Aktivisti” është denoncuar diten e premte nga deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi në SPAK. Ai akuzoi qeverinë se është duke përdorur këtë aplikacion për të penguar lirinë e zgjedhësve duke shtuar se sipas tij punonjësit e administratës janë nën presion të vazdhueshëm. Denoncimi vjen në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Hape/Ndiqe ne Youtube

Aplikacioni i socialistëve “Aktivisti” është denoncuar këtë të premte nga deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi në SPAK. Ai akuzoi qeverinë se është duke përdorur këtë aplikacion për të penguar lirinë e zgjedhësve duke shtuar se sipas tij punonjësit e administratës janë nën presion të vazdhueshëm. Denoncimi vjen në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

‘Duhet të vihen para drejtësisë ata që po pengojnë të drejtat e zgjedhësve. Nuk mund të tërhiqet zvarrë një çështje  e tillë. Një kontroll sistematik me një plan kriminal. Ne kërkojmë që nëpërmjet veprimit të SPAK të ndalet dh të vihet përpara përgjegjësisë të gjithë këta individë që po dhunojnë sot të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Mjafton të lexoni raportin e ODIHR-it, duhet të ndalet menjëherë. Ne kemi dorëzuar provat që kemi në dispozicion, pjesa tjetër te barra e prokurorisë. Punonjësit e administratës janë nën presion, shkelje flagrante për të drejtat e zgjedhësve. Kjo është detyra e SPAK, për t’i vënë para drejtësisë. Do ta depozitojmë me postë që mos ketë më alibi.’- tha Oerd Bylykbashi.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>