Qytetari nga Dimali (Ura Vajgurori) pohon se është kërcënuar pasi filmoi takimin elektoral të deputetit Blendi Klosi

5 Prill 2021 – Sipas Agjensise së Lajmeve Balkanweb, një qytetar, që filmoi incident në takimim elektoral të kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, është kërcënuar me jetë. Sips Balknaweb, pasi videoja u bë virale, shtetasi Xhimi Gjishti ka deklaruar  se është kërcënuar në telefon nga shumë persona. Duke folur për gazetaren Petova, Gjishti ka pohuar se  është marrë disa herë në telefon pa numër dhe është kërcënuar ai dhe familja e tij.

 

 

“Unë thjesht një fshatar dhe filmova për qejfin tim, për punën që s’jemi të kënaqur me pushtetin, filmova dhe e hodha videon. Tani më kërcënojnë, më thonë pse e hedh videon pa dijeninë tonë. Më kanë marrë në telefon me numër të fshehtë dhe më kanë fyer e ofenduar. Në telefon më kanë bërë sharje, por kërcënime jo, se e kam mbyllur telefonin. Kam frikë për serat, se kam disa sera.

Filmova se jemi të pakënaqur, një fshatar i joni foli për të drejtat e tij dhe unë e filmova. Ai foli për të tëra, investimet, ne s’kemi parë asgjë nga shteti. Ne jemi tetë anëtarë në familje dhe dua të mos kërcënohen e preken ata. Kur po filmoja vetë Blendi Klosi më tha ‘pse filmon, boll se ke shumë kohë që filmon’. I thashë çfarë problemi ke, unë do të filmoj”, shprehet banori i kërcënuar.

Me poshte, video e filmuar nga qytetari Xhimi Gjishti gjate takimit elektoral:

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>