PD deklaron prova të reja për Beratin se si u shkel ligji për zgjedhjet!

Përveç blerjes me para në dorë votës dhe blerjes së kuponave me karta identiteti në qarkun e Beratit nga PS, Partia Demokratike paraqiti sot edhe prova të tjera të rëndësishme që mbështesin kërkesën për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

Ata pretenduan ndër të tjera se kanë emra dhe fakte personash që janë marrë hapur gjatë fushatës me blerje vote, me lëvrim fondi për tërmetin dhe me disa manovra të tjera të realizuara nga pushteti lokal.

  1. Vendimi i PS në Këshillin Bashkiak për shpërndarjen e 10 milionë lekëve për tërmetin në prag të zgjedhjeve. Ky fond nuk ishte parashikuar në buxhetin e bashkisë për këtë vit, por u shpërnda si mënyrë për të blerë vota.
  2. PS në Këshillin Bashkiak të Beratit shtyu pagesën e këstit së taksave dhe tarifave deri pas zgjedhjeve. Edhe ky konsiderohet një akt që vendos shtetin në shërbim të PS për të ndikuar në rezultat.
  3. Kapja e furgonit me ndihma nga Rezervat e Shtetit 1 javë përpara zgjedhjeve është provë e perdorimit të burimeve shtetërore për zgjedhjet për të ndryshuar rezultatin
  4. Presioni i nëpunësve civilë për të gjetur secili 30-50 vota për PS në këmbim të vendit të punës.
  5. Vendimi për shtimin e numrit të punonjësve të Bashkisë, Berat, me 16 persona. Diferenca e votave për mandatin e 5-të të PS është 77 vota me LSI, ndërkohë që ka 5292 fletë të pavlefshme ose 6.54%.
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>