Zgjedhjet e 25 prillit/ LSI ankimon në KQZ rezultatin për qarkun Berat. Kërkon përsëritjen e Zgjedhjeve

09 maj 2021/ Lëvizja Socialiste për Integrim, këtë të dielë ka ankimuar pranë KQZ-së, rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit për qarkun e Beratit.

Në shkresën e depozituar pranë KQZ-së nga LSI-ja, është kërkuar zyrtarisht përsëritja e zgjedhjeve në të gjithë qarkun e Beratit. LSI-ja pretendon që në këto zgjedhje pa pasur shumë parregullsi në proces, të cilat janë dokumentuar me prova nga kjo parti.

Me anë të një kërkese drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Saksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI-ja ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në disa QV dhe përsëritjen e zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Beratit.

Sipas dokumenteve të kësaj partie thuhet se, “në disa Qendra Votimi u gjetën fleta votimi pa vula, ndërsa shton se në çdo ZAZ, pati tentativa për votim të dyfishtë”.

Në këtë qark Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur që të sigurojë asnjë mandat, ndërsa partia Socialiste ka marrë 5 mandate. Sipas LSI-së diferenca e votave mes kandidatit të saj dhe të PS-së, ka qenë shumë e vogël, ndaj në bazë të fakteve dhe provave që zotërojnë, theksojnë se ka shkelje dhe manipulim.

Ndërkohë më herët LSI-ja ka ankimuar kërkesën dhe ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Gjirokastrës.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>