Kërkohet nisja e hetimeve mbi vjedhjen e identitetit dhe të dhënave personale të pakicës maqedonase

15 Prill 2021 – Presidenti  i Republikës Ilir Meta i është drejtuar për të dytën herë brenda 24 orëve SPAK dhe prokurorive te rretheve duke kërkuar hapjen e hetimeve dhe nisjen e verifikimeve  mbi vjedhjen e identitetit dhe të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Shkresa e siguruar nga INFOÇIP mban numër protokolli 1376 dhe është sigluar në datë 15.04.2021 nga vetë Presidenti i Republikës Ilir Meta. 

Kërkesa për nisjen menjëherë të hetimeve i është adresuar Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, Organeve Drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ministrisë Së Brendshme, Ministrisë Për Evropën Dhe Punët e Jashtme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme së Gjendjes Civile.

Në kërkesën zyrtare për nisje të hetimeve theksohet ndër të tjera se “në kuadër të monitorimi të nisur dhe nga disa të dhëna të publikuara në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut, apo të atyre të siguruara, Presidenti i Republikës, është vënë në dijeni të disa fakteve, që lidhen me veprime të paligjshme që përbëjnë vepra penale, e që mund të kenë lidhje, të ndikojnë, apo të vënë në rrezik integritetin, apo vet rezultatin e zgjedhjeve në procesin zgjedhor që zhvillohet në datën 25 prill 2021.

Nga të dhënat e siguruara dhe atyre të bëra publike, rezulton se, në qarkun e Korçës, në disa bashki që janë të banuara nga komuniteti i pakicës kombëtare maqedonase, evidentohet se ka ndodhur një fenomen, ku shtetas me rekorde kriminale, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, apo të përfshirë në veprimtari të paligjshme, janë pajisur me pasaportë dhe dokumente identifikimi nga autoritetet vendore atje, jo me të dhënat e tyre, por duke përdorur të dhënat e identitetit të personave të tjerë të cilët nuk kanë probleme me ligjin”.

“Nisur nga situata e krijuar, dhe faktit se krimi zgjedhor në Shqipëri është një fenomen qe ka bashkëpunëtorë dhe autor të niveleve të larta, si President i Republikës, kam shqetësimin se, veprimi kriminal i vjedhjes së identitetit të një shtetasi shqiptar, mund të jetë shndërruar edhe në një mekanizëm lehtësisht të shfrytëzueshëm nga elementë kriminalë këtu në Shqipëri, me qëllim ndërhyrjeje në procesin zgjedhor, përmes votimit të një personi disa herë, me mjete të ndryshme identifikimi të marra në këtë mënyrë”.

Me tej, në argumentat e sjella per hapjen e hetimeve, Presidenti i Republikes thekson se: “Sipas asaj që është bërë publike, procedura e brendshme në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut, për pajisje me pasaporta të shtetasve shqiptarë me kombësi maqedonase, të cilët janë të rregjistruar në qarkun e Korçës (Pustec) por edhe të Dibrës, orientohet të jetë e tillë:

– Ata pajisen me pasaportë nga shteti maqedonas vetëm pasi sjellin dokumentet origjinale, certifikatë lindjeje, certifikatë familjare dhe kartën e cila vërteton identitetin e tyre kombëtar të origjinës, vendndodhjen Pustec, Korcë, Dibër etj..

– Më pas këto dokumente përkthehen dhe legalizohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke vijuar procesin e pajisjes me dokumente maqedonase.

Pra, shtetas të huaj dhe shqiptarë janë pajisur me dokumenta të gjendjes civile shqiptare duke vjedhur identitetin e shtetasve shqiptarë me kombësi maqedonase, pa dijeninë e këtyre të fundit.

Presidenti i Republikes Ilir Meta, e permbyll kerkesen e tij zyratre per nisje hetimesh duke shtuar se: “Nisur nga situata e krijuar, dhe faktit se krimi zgjedhor në Shqipëri është një fenomen qe ka bashkëpunëtorë dhe autor të niveleve të larta, si President i Republikës, kam shqetësimin se, veprimi kriminal i vjedhjes së identitetit të një shtetasi shqiptar, mund të jetë shndërruar edhe në një mekanizëm lehtësisht të shfrytëzueshëm nga elementë kriminalë këtu në Shqipëri, me qëllim ndërhyrjeje në procesin zgjedhor, përmes votimit të një personi disa herë, me mjete të ndryshme identifikimi të marra në këtë mënyrë. Të dhënat e publikuara, jo vetëm që evidentojnë një veprimtari të paligjshme, të konsumuar në formë të organizuar dhe në bashkëpunim, por nga ana tjetër, cenojnë rëndë integritetin dhe sigurinë e procesit të pajisjes me dokumente identifikimi nga Republika e Shqipërisë, duke hedhur idenë në publik, se në Shqipëri, çdokush mund të pajiset me dokument identifikimi e të lëvizë lirisht, pavarësisht se është në ndjekje apo në kërkim ndërkombëtar. Kjo është një arsye më shumë, për nevojën që paraqet hetimi i menjëhershëm i këtij fenomeni.”

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>