Arrestohet votuesi në Tiranë, fotografoi votën

Një qytetar ka tentuar të fotografojë votën e tij por është pikasur nga komisionerët dhe vëzhguesit. Kjo ka ndodhur tek shkolla “Çajupi” në Tiranë. Sipas infroamcioneve të INFOCIP mësohet se shtetasi quhet Granit Sulko është shoqëruar në Polici. Kujtojmë se fotografimi i votës ditën e zgjedhjeve dënohet sipas ligjit 3 muaj deri 3 vite burg. Ky është rasti i dytë ku fografohet vota. Më herët i njëjti akt u informua nga Gjirokastra! Më poshtë është njoftimi i Policisë së Tiranës për rastin në fjalë!

Njoftimi:

Më datë 25.04.2021, rreth orës 10:10, është marrë njoftim nga Komisioni i Qendës së Votimit Nr. 1767, e cila ndodhet në shkollën “Andon Zako Çajupi” se është bllokuar përkohësisht procesi i votimit, pasi nga anëtarët e Komisionit është konstatuar një shtetas që po fotografonte votën e tij. Me vendimin Nr. 1 të datës 25.04.2021, të Qendrës së Votimit, është kërkuar ndihma e Policisë së Shtetit.

Pas marrjes së vendimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë hyrë brenda qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para ka rezultuar se shtetasi G. S., 30 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë.  Pasi ka kryer veprimet, ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit.

Shtetasit G. S. i është bllokuar fleta e votimit dhe më pas nga sherbimet e Policisë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore.  Në përfundim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 30 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>