“Punësime për fushatë”, PD Vlorë kallëzim penal në prokurori për drejtorin e Ujësjellësit

19 prill 2021/Partia Demokratike, Vlorë, kallëzon në Prokurori drejtorin e Sh.A. Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Shkëlqim Leskaj. PD e akuzon Leskaj se ka punësuar dhe vazhdon të punësojë në mënyrë të kundraligjshme individë në këmbim të votës për PS-në, duke anashkaluar çdo procedurë të parashikuar nga Kodi i Punës.

“Drejtuesi i Ujësjellës Kanalizime, kohët e fundit dhe deri ne momentet e këtij kallëzimi, ka punësuar dhe vazhdon të punësojë në mënyrë të kundraligjshme individë, duke anashkaluar çdo procedurë të parashikuar nga kodi i punës. Në dijenin tonë Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime, këto rekrutime të këtyre personave, i bën duke marrë prej tyre premtimin që këta dhe familjarët e tyre do të votojnë në mënyrë të kushtëzuar subjektin në pushtet, Partinë Socialiste.

Drejtuesi i Sh.A Ujësjellës Kanalizime Vlorë me veprimet e tij të mirëmenduara dhe mirëorganizuara që kanë qëllime elektorale ka kryer Punësime në këtë institucion pa asnjë kriter dhe në kundërshtim të plotë me Kodin e Punës. Pranë Ujësjellës Kanalizime Vlorë, në dijenin tonë, organika është e mbingarkuar nga punësimet elektorale”, tha në një deklaratë selia blu e degës së Vlorës! .

“Në këtë mënyrë të përdorur nga drejtori i ‘Tërmetit’, duke punësuar pranë institucioneve shtetërore individë me qëllimin e garantimit të votës për subjektin politik në pushtet PS përbën vepra penale të Shpërdorimit të Detyrës dhe Korrupsioni Aktiv në zgjedhje parashikuar nga nenet 248 dhe 328 i kodit penal.

Në këtë kallzim të drejtuar Prokurorisë së Rrethit Vlorë, Partia Demokratike Vlorë shpreh gadishmërinë e plotë, për të mbështetur Prokurorinë, gjatë këtij hetimi. Kërkojmë nga ky institucion të angazhohet seriozisht, për të ndalur shpërdorimin e fondeve publike si dhe të dërgoj përpara përgjegjësisë penale funksionaret publik që lidhen me këto abuzime”-thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike të Vlorës.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>