Zgjedhjet e 25 Prillit, PD kallëzon kryebashkiakët e Përmetit dhe Këlcyrës

Prill 2021/Subjekti politik Partia Demokratike ka depozituar dy kallëzime penale në Prokurorinë e rrethit të Përmetit për dy kryetarët e bashkive repsktive, Përmet dhe Këlcyrë. Kallëzimi, sipas të dhënave ka të bëjë me ndërhyrjen e tyre në ndikimin ndaj qytetarëve për të diktuar se për kë duhet të shkonin votat.

Zyrtarisht nga ana e prokurorisë u bë me dije se u regjistruan të dy kallëzimet që kanë për objekt padie veprën penale që bie në nenin 248 të KP. Po ashtu u saktësua se PD në atë kallëzim depozitoi në këtë organ hetimor edhe fakte dhe prova që i lidhin drejtëpërdrejt dy kryebashkiakët me ‘shpërdorimin’ e detyrës.

Sipas të dhënave, menjëherë pas verifikimeve të pretendimeve të kallëzuesit u vendos që ato dy kallëzime me të njëjtin objekt t`i kalonin për hetime të mëtejshme prokurorisë së Posaçme, SPAK, duke ia lënë në dorë kësaj Prokurorie të vendos mbi kallzimet që lidhen me dy drejtuesit e Bashkive që bëjnë pjesë në juridiksionin e qarkut Gjirokastër.

Ende nuk bëhet me dije se SPAK do t`i shqyrtojë vetë kallëzimet apo do t`ia kthejë sërish prokurorisë së Përmetit.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>