KAS shqyrton ankimimet për zgjedhjet, procesi nis me Gjirokastrën

Gjirokastra është qarku i parë i marrë në shqyrtim nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve që ka nisur sot shqyrtimin e ankimimeve për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Bëhet fjalë për rastin ku kandidati i Lëvizjes Vetevëndosje, Kreshnik Merxhani parashtroi shkeljet e evidentuara në këtë qark. Me fakte dhe prova, Merxhani argumentoi shkeljet e bëra gjatë procesit të numërimit duke vënë theksin në faktin se shkeljet janë të karakterit penal.

“Presion mbi procesin e numërimit. Janë shpallur fletë të pavlefshme dhe fletët e votimit të kandidatit Merxhani nuk janë marrë parasysh nga numëruesit. Nga pamjet filmike janë paraqitur mbi 20 fotografi që kanë nda dy X në fletën ku rezulton edhe Merxhani. Janë konstatuar raste të shumta të ëprdorimit të stilolapsave duke vendosur shenja në fletët e votimit dhe falsifikimi i vullnetit  dhe në 26 prill në orën 05;49 – 05: 52 dhe 05;41 – 05: 52 në KZAZ 79 është provuar me pamje filmike që kanë lejuar numëruesit e tavolinës 2 të ndërhyjë me stilolaps dhe duke tjetërsuar vullnetin e votuesve dhe duke kryer vepër penale. Kjo sjellje vërtetohet edhe me dëshmi të vëzhguesve tanë. Mbajtja e stilolapsit në dorë është krejtësisht e dallueshme duke e keq përdorur stilolapsin sipas fletës së votimit. Ne i kemi dokumentuar me video”.

Sipas tij këto shkelje vërtetojnë manipulimin e votës, ndërsa denoncon se ka pasur një miratim në heshtje mes numëruesve dhe anëtarëve të KZAZ. Merxhani thekson se ky dëmtim është bërë me dashje dhe nuk është marrë asnjë masë për ata që kanë kryer këto vepra.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>