LSI ankimon zgjedhje në Gjirokastër: Të shpallen të pavlefshme në Dropull!

7 maj 2021/Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës. Përmes një shkrese, LSI ka bërë thirrje që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Dropull.

Kjo padi është e para e këtij lloji në këto zgjedhje që i adresohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kujtojmë se në këtë proces zgjedhor në qarkun e Gjirokastrës për LSI kandidonte Vangjel Tavo, i cili nuk arriti që të merrte dot mandatin e tij.

Në këtë qark Partia Socialiste arriti që të merrte 3 mandate, ndërsa Partia Demokratike 1 mandat. Pas LSI-së mësohet se një tjetër kërkesë ankimore është regjistruar në KQZ.

Zyrtarisht mësoohet se  është depozituar kërkesa ankimore me nr. 32 nga kandidati i koalicionit ABEOK, Tasim Mehmeti.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>