Incidenti në Berat me furgonin e Bashkisë i referohet SPAK. Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhje

20/04/2021 Agjensia e Lajmeve Balkanweb ka njoftuar sot se, pas kapjes në flagrancë të furgonit të Bashkisë Berat,që ishte mbushur me ushqime për tu shpërndarë në këmbim të votës, drejtues të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë bërë kallzim penal mbrëmjen e djeshme në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Berat, ku më pas u shoqërua edhe furgoni i ngarkuar me ushqime.

Ende nuk dihet nëse prokuroria ka nisur apo jo një hetim ndaj tyre pasi nuk ka zyrtarisht asnjë informacion zyrtar. Sipas FAX News, që mësohet se furgoni do ti nështrohet kontrollit të imtësishëm të ushqimeve dhe kutive të mbyllura.

Sipas BW, për disa orë me radhë në Prokurorinë e Beratit janë marrë në pyetje shoferi i furgonit Hekur Komani dhe kryetarja e Rajonit bashkiak nr.2 Joana Melëngu,që është njëkohësisht edhe anëtare e një prej KZAZ-ve në Berat. Burimet zyrtare nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat bëjnë me dije se,Melëngu dhe Komani kanë deklaruar përpara Oficerit të Policisë Gjyqësore se,ushqimet që ndodheshin në furgon ishim ushqimet për familjet e prekura nga pandemia Covid-19.

Sipas 2 punonjësve të bashkisë,ushqimet po transportoheshin në magazinat e Drejtorisë Arsimore të Bashkisë Berat për të liruar sallën e konferencave ku ishin vendosur prej disa muajsh. Pas deklarimeve të marra dhe denoncimit të bërë nga opozita, Prokuria e Beratit ka vendosur ta përcjellë dosjen për hetim në SPAK,për mungesë kompetence në këtë hetim.

Burimet zyrtare të Prokurorisë deklarojnë se, Joana Melëngu dhe Hekur Komani akuzohen për: Korrupsion Pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga Neni 328 i Kodit Penal.Prokuroria e Beratit është në pritje të hetuesve të Spak për të kqyrur furgonin e sekuestruar nga Prokuroria e Beratit mbrëmjen e djeshme si dhe marrjen në dorëzim të dosjes hetimore.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>