Zgjedhjet e 25 prillit/KAS merr vendimin: Rinumërim 114 kutive të qarkut të Beratit!

20 maj 2021/Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë parasysh ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe vendosi me shumicë votash për të rinumëruar votat në qarkun e Beratit. Kështu, në këtë qark do të hapen 114 kuti, nga 277 që janë gjithsej.  KAS vendosi që të rinumërohen vetëm votat për subjektet zgjedhore ndërsa numërimi do të nisë rreth orës 13.00.

Në diskutimet e ditës së sotme, LSI e mbështetur nga PD kërkoi rinumërim në të gjithë qarkun, por PS ra dakord vetëm për kutitë e ankimuara. Nëse pas rinumërimit, LSI arrin që të sigurojë të paktën 78 vota, atëherë merr një mandate tjetër në Berat, të cilin e humbet Partia Socialiste. Në këtë rast i rrezikuari nuk është Blendi Klosi, por më pak i votuari në listën fituese, Fadil Nasufi.

Kujtojmë se dje, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesat e PD dhe LSI për rivotim dhe rinumërim në qarkun e Gjirokastrës dhe për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat pas pretendimve se disa votues kishin vendosur shenjat e gishtave për më shumë se 1 herë

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>