Audio-përgjimi i ri/ Berisha nxjerr bisedën se si nënkryetari i Bashkisë Klos blen votat (VIDEO)

Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij në profilin e tij zyrtar në Facebook një audio-përgjim. Ai pretendon se po blihen vota nga zyrtarë të lartë në bashkitë e vendit. Rasti qe ai ka ndare me ndjekesit e tij ne FB ka ndodhur ne Bashkine Klos, ku një qytetar pohon se nënkryetari i ka dhënë 570 mijë lekë për të bërë dritaret e duraluminit, dhe qytetari i detyrohet t’ia shpërblejë me votë në zgjedhje.

Nga biseda kuptohet se qytetari ka pasur probleme me banesën nga tërmeti, dhe nënkryetari i Bashkisë së Klosit i ka dhënë paratë për vendosjen e dritareve të reja duralumin.

Bashkëbisedimi
Telefonuesi: Si i ke punët, a je mirë?
Qytetari: Mirë kaloj, si jeni ju?
Telefonuesi: Tu u lodhë a tu mërzitë?
Qytetari: Si je, si i ke punët?
Telefonuesi: Mirë, jo keq. Ç’ke bërë, a ka ec punët? Aha, më thanë që të kishin ndihmuar pak.
Qytetari – Kush?
Telefonuesi: Më thanë të ka ndihmuar këto, partia në pushtet
Qytetari: Aj mor ti
Telefonuesi: A?
Qytetari: Jo
Telefonuesi: Po për Zotin, më thanë të ka ndihmuar, mua ma bëhët qejfi me të ndihmu.
Qytetari: Kush?! Veç Mondi, Mondi.
Telefonuesi: Cili Mond?
Qytetari: Mond…Armando Gjini!
Telefonuesi: Të ndihmoi me ndonjë gjë?
Qytetari: Më ka dhënë lekët që bëra dritaret, të gjitha.
Telefonuesi: Dritaret e duraluminit dhe këto ë?!
Qytetari: Po.
Telefonuesi: Po mirë ia ka bë, mirë ia ka bë.
Qytetari: Ia bëftë zoti hallall.
Telefonuesi: Po bravo i qoftë, bravo i qoftë, patën shkuar shumë?
Qytetari: 570 …
Telefonuesi: Bravo, paska bërë punë. A të dha ndonjë fare ndihmë apo t’i dha vetë kështu direkt?
Qytetari: M’i ka dhënë vetë pa asnjë…
Telefonuesi: Bravo i qoftë për Zotin. Unë thashë se të ka ndihmuar Albani.
Qytetari: Çfarë Albani o burrë!
Telefonuesi: T’i paska marrë q’ato vota Armando! Ti paska…
Qytetari: I ka marrë me ndërshmëri, a kupton?!
Telefonuesi: Normal, normal, i paska bërë yzmetin për Zotin.
Qytetari: Ia kam premtuar….për punën e votave pas nja një muaji. Tashti kjo më gjet thashë or ti, veç për këtë që ke bo!
Telefonuesi: Po pra po.
Qytetari: Për mua njaj është djalë i mirë.
Telefonuesi: Djalë i mirë po, normal, paska heq goxha, s’ti fal kush 570 mijë lekë….

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>