Prokuroria Mat asnjë kallzim për krime elektorale gjatë Zgjedhjeve të 25 Prillit

3 Tetor 2021 – Prokuroria Mat nuk ka administruar asnjë kallzim për krime elektorale gjatë Zgjedhjeve të 25 Prillit. Konfirmimi zyrtar është bërë për INFOCIP nga kreu i organi i akuzës në Mat. Në përgjigje të kërkesës për informim të depozituar nga bashkëpunëtorët e INFOCIP, Prokuroria Mat ka dërguar informacionet zyrtarisht, përmes kordinatores për të drejtën e informimit,  si më poshtë vijon:

“Në përgjigje të E-mail datë 02.11.2021 dhe me porosi të Drejtuesit të Prokurorisë z.Abaz Muça për kthim përgjigje mbi krimet zgjedhore të  kryera në Juridiksionin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat në Zgjedhjet Parlamentare të datës  25 Prill 2021.

Për sa sipër dhe nga verifikimi i regjistrave penalë  të kësaj prokurorie rezulton se  nuk ka asnjë  material kallëzues  apo  procedim penal të regjistruar për veprat penale që prekin sistemin zgjedhor në Republikën e Shqipërisë.
 
Ju Faleminderit!
 
Për Prokurorinë Mat
Koordinatore për të drejtën e informimit 
K/Sekretare, Teuta Gjini

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>