Simpatizanët e PD-së bllokojnë makinën, dyshonin se po blinte vota

2Prill 2021/ Me dhjetëra banorë të Dibrës kanë bllokuar një makinë në Maqellarë. Sipas denoncimeve në mjet janë dy të rinj që po blinin vota në këtë zonë. Policia dhe banorët e rrethuan mjetin tip ‘Volksvagen’ dhe priten ardhjen e ekspertëve. Në makinë ata thanë se janë persona të afërm me disa njerëz të PS-së.

Denoncimi publik në rrjetet sociale dhe më pas në media e ka bërë vetë Xhelal Mziu, përfaqësuesi i PD-së për zonën e Dibrës. Policia, sipas të pranishmëve, kur ka shkuar aty ka tentuar t`i largojë njerëzit nga makina me qëllim që dy djemtë të vijon rrugën.

Por banorët dhe mbështetësit e PD-së nuk e kanë lejura një veprim të tillë. (Video e marrë nga FB i Mziut)! Nuk dihet se çfarë hapi do të ndiqet më tej me këtë rast!

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>