Diber, Prokuroria jep detaje. Krimet tona zgjedhore i kanë kaluar për kompetencë SPAK

11/11/2021 – Në Prokurorine pranë Gjykates se Shkallës së Parë Dibër, lidhur me krimet në fushën e zgjedhjeve është regjistruar procedimi penal nr. 166/2021 me persona tashme të arrestuar për veprën parashikuar nga neni 328/a dhe 328 i Kodit Penal. Fashikulli hetimor është transferuar për kompetencë në SPAK më datë 24.04.2021.

Gjithashtu, Prokuroria Dibër ka patur dhe një kallëzim penal, regjistruar me nr. 217/2021,  që është dërguar për kompetencë ne SPAK më datë 24.04.2021.

Qarku Zgjedhor Dibër shënoi disa incidente zgjedhore ne fushaten per Zgjedhjet per Kuvendit, qe u mbajtën ne 25 Prill 2021.

Në datë 24 Prill 2021,  Gjykata e Dibres cakton masën e sigurisë arrest me burg për Denis Xholin me detyrë jurist i Bashkisë Bulqizë dhe Abjon Ceku, 25 vjeç. Ndaj tyre rëndoi akuza për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Në datë 1 Qershor 2021, Gjykata e Posaçme e Apelit la në burg Denis Xholin dhe Albjon Çekun, të arrestuar më herët në dyshimin e korrupsionit në zgjedhje. Ata u kapën me vlera monetare nga qytetarët në Dibër, konkretisht nga Kandidati i PD, Luan Haka dhe mbështetësit e PD më 22 prill.

Asokohe, Policia tha se “në automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, policia sekuestroi një shumë lekësh, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik”. Simpatizant të Partisë Demokratike bllokuan në Maqellarë mjetin me të cilin udhëtonin Denis Xholi e Abjon Ceku. Gjatë kontrollit të policisë u gjetën 5 milion lekë të vjetra, materiale udhëzuese për të votuar dhe postera elektoral.

Ndërkohë më herët i njoftuar se Policia e Dibrës ka nisur procedim penal në gjëndje të lirë ndaj kandidatit të PD-së dhe 4 simpatizantëve demokratë. Ata akuzohen se kanë ndalur makinën ku udhëtonte punonjësja e Postës së Maqellarë. Çështja penale ne fjale ne ngarkim te kandidatit per deputet Xhelal Mziu dhe përkrahësve të tij u pushua me vonë nga Prokuroria.

INFOCIP po ndjek procesin e kallzimeve dhe më pas të hetimit nga ana e Prokurorisë të krimeve zgjedhore të dyshuara në kuadër të partneritetit me National Democratic Institute, NDI, mbështetur me fonde të Qeverisë Amerikane.

Të gjitha rastet janë dokumentuar në kohë reale dhe mund të shfetohen në faqen online të dedikuar këtij programi monitorimi. Faqja emërtohet: www.krimizgjedhor.al dhe përban evidenca të plota të rasteve tw referuara në prokurori. Databaza e plotë mund të hapet duke klikuar direkt këtu

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>