Prokuroria të hetojë shpejt rastet e krimit zgjedhor. INFOÇIP përsërit apelin !

INFOCIP ka bërë dje një bilanc paraprak të rasteve të referuara në SPAK për ti ndjekur penalisht si vepra penale që cënojnë zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve. Shqiperia ka legjislacion penal te mjaftueshem per te garantuar integritetin zgjedhor. Apeli i përsëritur nga INFOÇIP gjatë gjithë kësaj koeh ka qënë përdorimi i instrumentave ligjore, larg dhunës dhe konfrontimeve.

Në datë 22 Prill 2021, INFOÇIP kërkoi publikisht që organi i prokurorisë, përfshirë SPAK, të japin informacion në kohë reale mbi kallzimet e depozituara. Po ashtu, INFOCIP kërkoi që të jepej një përgjigje zyrtare lidhur me statusin e 18 kërkesave të depozituara nga Presidenti i Republikës gjatë kohës së fushatës zgjedhore.

Sipas të dhënave të bera nga vetë SPAK një ditë më pas, në këtë organ special të hetimit janë paraqitur 91 materiale deri në datë 23 . Të specifikuara sipas subjekteve që i kanë paraqitur :
• Subjekte politike 55 raste, kallëzime (PD – 50; LSI – 3; PS – 1; FRD – 1)
• Policia gjyqësore 10 raste, referime.
• Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore 4 raste, procedime penale.
• Shtetas 4 raste, kallëzime.
• Institucioni i Presidentit të Republikës 18 raste, informacione.

Për rastet e paraqitura është dhënë zgjidhja deri me datë 22.04.2021 si më poshtë :
• Jane regjistruar 32 procedime penale për të cilat vazhdon hetimi.
• Është vendosur në 7 raste mosfillimi i procedimit penal.
• Janë dërguar për verifikime paraprake në Policinë e Shtetit 15 raste.
• Janë dërguar për kompetencë prokurorive të rretheve gjyqësore 23 raste.
• Janë në proces verifikimi nga prokurorët e posaçëm 14 raste.

Në një intervistë të posaçme për Ora News, Drejtori i INFOÇIP tha se hetimi në kohë të shpejtë i rasteve të referuara në Prokurori është një premisë për të rritur besimin e publikut tek procesi zgjedhor. A do hetohen dhe a do ndeshkohen rastet e referuara deri tani? Kjo mbetet per tu pare. Per here te pare, SPAK do hetoje shitblerjen e votes. A do arrije SPAK te permbushe misionin e vet, larg ndikimit politik? Kjo eshte finalja e madhe qe zhvillohet kete here paralelisht me Zgjedhjet e 25 Prillit. INFOCIP, me mbeshtetjen e Institutit Demokratik Amerikan, NDI po monitoron situaten e krimeve zgjedhore dhe do te vleresoje ne vijueshmeri efikasitetin e hetimit penal per rastet per te cilat do te hapen procedime penale.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>