“25 Prilli”/Prokuroria e Lushnjës bën bilnacin: Dy raste në hetim!

Prej 40 kallëzimeve penale që janë depozituar në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Lushnjë, bëhet me dije se vetëm dy prej tyre janë ende në hetim. Sipas të dhënave që vijnë nga burimet zyrtare mësohet se bëhet fjalë për një referim policor dhe një rast tjetër që ka të bëjë me kallëzimin e subjektit politik Partia Demokratike.

Kështu kur kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga përfundimi i zgjedhjeve të përgjithshme në vendin tonë, prokuroritë e rretheve kanë nisur të japin të dhëna mbi situatën në të cilën gjenden paditë e shumta që janë depozituar për dyshime për përfshirje në ‘krimet zgjedhore’.

Ndonëse në këtë rreth u shënuan një sërë akuzash dhe kundërakuzash nga ana e forcave politike, mësohet se në fakt prokuroria ka regjistruar vetëm 19 procedime penale, për pasojë 21 raste të tjera, të cilat INFOCIP i ka të dokumentuara si kallzime nuk janë regjistruar fare për nisje procedimi penal siç parashikohet në kreun X të Kodit Penal!

Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOCIP po ndjek procesin e kallzimeve dhe më pas të hetimit nga ana e Prokurorisë të krimeve zgjedhore të dyshuara në kuadër të partneritetit me National Democratic Institute, NDI, mbështetur me fonde të Qeverisë Amerikane!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>